Të fundit

Aksident tragjik në Meksikë: Humbin jetën nëntë persona, mes tyre dy të mitur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti zinxhiror të shkaktuar nga një kamion me rimorkio në një autostradë në shtetin Jalisco të Meksikës.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, mes viktimave janë edhe dy të mitur, raporton Reuters.

Ndërkohë, në mesin e të plagosurve ndodhen katër shtetas amerikanë, si dhe dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës, të cilët kanë marrë lëndime të rënda.

Autoritetet bëjnë të ditur se efektivët e Gardës Kombëtare janë transportuar për trajtim në Spitalin Magdalena në Guadalajara. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci