Të fundit

KPK dorëzon në Presidencë emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror

Këshilli Prokurorial i Kosovës njoftoi se e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lënda ka mbërritur në Presidencë të hënën, disa orë pas votimit të Gashit për Kryeprokuror të Shtetit në një mbledhje të Këshillit Prokurorial.

“Pas takimit të mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin për z. Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha KPK-ja në një njoftim për media të cilin e cilësoi si “lajm në zhvillim”.

I gjithë dokumentacioni i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, iu dorëzua u.d. të presidentes Albulena Haxhiu, sipas KPK-së.

“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, tha KPK-ja në njoftim.

“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci