Të fundit

VIDEO- Zjarr i përmasave të mëdha përfshin zonën e Llamanit në Himarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke rrezikuar të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të madhe toke.

Në vendngjarje ndodhen pesë mjete të forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të shërbimeve të emergjencës, të cilët po monitorojnë zhvillimin e situatës dhe po ndërhyjnë në pikat më problematike.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, ndërsa puna e zjarrfikësve vijon pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci