Të fundit

Dosja e ndarë nga Ilir Meta- SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Pirro Xhixhon, konfiskim të vilës dhe 7 vite e 6 muaj për Fatime Kryemadhin

Jo burg, por shërbim prove dhe konfiskim pasurie. Kjo është pretenca e SPAK ndaj mamasë së Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrrës së Ilir Metës, e cila akuzohet se i ndihmoi për të pastruar para gjatë blerjes së vilës me vlerë afro 800 mijë euro.

Prokurori i Posaçëm, gjatë konkluzioneve, kërkoi që gjykata ta shpallë fajtore Fatime Kryemadhin dhe t’i konfiskohet pasuria që, ndonëse justifikohet me burime të ligjshme, është ekuivalente me shumën që dyshohet se pastroi. SPAK kërkoi që Fatime Kryemadhi të dënohet me 7 vite e 6 muaj burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 5 vite burg. Por, u shpreh prokurori, duke mbajtur në konsideratë moshën, dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove. Hetimet e SPAK tregojnë si skemë të pastrimit marrjen e dy kredive për blerjen e apartamenteve, detyrime që u shlyen me para cash.

Gjatë konkluzioneve, prokurori Sotir Kllapi kërkoi shpalljen fajtor edhe të Pirro Xhixhos, i cili, si ish-shef i AKEP-it, akuzohet se ndikoi tek drejtues të një kompanie celulare për një marrëveshje interkoneksioni të orientuar nga ish-çifti. Veprimet e Pirro Xhixhos, tha prokurori, kanë qenë për të favorizuar korrupsionin, pasi dyshohet se Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga Ardian Shatku. Ndaj Pirro Xhixhos, SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 3 vite. Duke marrë në konsideratë moshën dhe që nuk ka pasur përfitime personale, edhe ndaj ish-zyrtarit u propozua t’i konvertohet dënimi në shërbim prove.

Për të pandehurën tjetër, Ema Çoku, që cilësohet nga SPAK si lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit, u kërkua dënimi me 7 vite burgim, që zbret në 4 vite e tetë muaj. Duke marrë parasysh rrethanat, edhe ndaj shoqes së ish-deputetes u kërkua pezullimi dhe vendosja nën shërbim prove për 5 vite.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci