Kampionati Botëror zgjon interesim të veçantë thuajse tek të gjithë.
Madje për disa prindër, emrat e yjeve të futbollit mund të jenë edhe inspirim për vendosjen e emrave të fëmijëve.
E duket se kjo po ndodh edhe në Kosovë, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Një numër i fëmijëve në vendin tonë bartin emrat e futbollistëve më në zë si: Ronaldo, Romario, Neymar, Henry, Zidan, Messi etj.
Prin emri “Jamal” i yllit të ri të Barcelonës dhe të kombëtares spanjolle, ndërsa pas tij vjen Ronaldo.
Jamal – 14
Ronaldo – 12
Messi – 2
Kylian – 2
Salah – 5
Beckham – 2
Henry – 2
Zidan -2
Romario -2
Fernades – 1
Gerard – 1
Neymar -1.
