Të fundit

Ministrja e Vuçiqit: Po të isha Sllobodan Milosheviq, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

“Po të isha Sllobodan Millosheviq, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, ka deklaruar ministrja e Administrimit Shtetëror dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, si dhe zyrtarja e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Snezhana Paunoviq.

Ministrja serbe Paunoviq, e lindur në Pejë, ka deklaruar në një intervistë të transmetuar të dielën në televizionin në shërbim të regjimit serb, “TV Kurir” se, po të kishte qenë në vitin 1998 në vendin e presidentit të atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, transmeton Paparaci.

“Tani, për mangësitë tona dhe për marrëzinë tonë: po të isha Sllobodan Millosheviq, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Dhe kjo është cilësimi më i ashpër që kam thënë ndonjëherë në jetën time”, ka thënë Paunoviq.

Ajo ka shtuar se shqiptarët nuk do t’i “likuidonte ashtu siç ata, sipas saj, përpiqen ta spastrojnë etnikisht Kosovën deri më sot, por në atë mënyrë që secili që nuk ndihet si banor i Republikës Federale të Jugosllavisë, ta lërë atë dhe të shkojë në shtetin e vet amë”.

“Ndërsa ata që janë përcaktuar për veprime terroriste do të likuidoheshin në mënyrën se si zakonisht luftohet kundër terroristëve edhe sot, e lëre më në atë kohë”, ka thënë Paunoviq.

Ajo ka shtuar se megjithatë Millosheviqi dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) “nuk kanë pasur kurrë të njëjtin qëndrim për këtë çështje si ajo”.

“Nga unë sot, në moshë të pjekur, flasin edhe trishtimi, edhe zemërimi, edhe zhgënjimi, edhe çfarë të doni. Dhe në fund të fundit, është shumë më e lehtë që unë ta them këtë sot, sesa që dikush ta kishte bërë një gjë të tillë në vitin 1998. Megjithatë, fati i Sllobodan Millosheviqit nuk do të kishte ndryshuar në thelb edhe sikur ta kishte bërë një gjë të tillë. Atë tashmë e kishin shpallur kasap i Ballkanit”, ka deklaruar ajo.

Sipas biografisë së saj zyrtare, Snezhana Paunoviq është anëtare e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) që nga viti 1992, ndërsa nënkryetare e partisë që nga viti 2024. Për herë të parë ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Serbisë në vitin 2013, ndërsa në dy mandate ka ushtruar funksionin e nënkryetares së Kuvendit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci