Policia ka intervistuar pronarin e lokalit në Han të Elezit, nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona”.
“Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raport.
Lidhur me këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndërmarrë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
