Të fundit

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave, të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale, ekziston “dyshimi i bazuar” se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me disa vepra të tjera penale.

Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer” edhe veprat penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktakuza tashmë është në shqyrtim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me ligjet në fuqi.

Të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë dhe konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci