Të fundit

Nesër nga ora 11:00 deri në 17:30, kufizime për kamionët nëpër autostradë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas ministrisë, vendimi hyn në fuqi për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për nesër, të cilat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

“Kufizimi do të zbatohet në autoudhë në intervalin kohor 11:00 deri në 17:30, ndërsa automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë nuk do të lejohen të qarkullojnë gjatë kësaj periudhe. Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim për zbatimin e tyre”, tha ministria në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të transportit që të planifikojnë lëvizjen e automjeteve të tyre në përputhje me kufizimet e vendosura, me qëllim të respektimit të vendimit dhe shmangies së pengesave në qarkullim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci