Të fundit

Nis dialogu strategjik SHBA-Serbi, Gjuriq e quan hapje të një kapitulli historik

Marko Gjuriq, ministër i Jashtem i Serbisë, ka njoftuar se sot, Serbia ka nisur dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, ai e ka vlerësuar si ‘’përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet’’ mes dy vendeve, e jo vetëm si një ‘’hap procedural’’.

Gjurqi, i cili është takuar me sekretarin amerikan, Marco Rubio, ka uruar edhe që, ky moment të shërbejë si ‘’një bazë e rëndësishme për bashkëpunim edhe më të fortë’’.

“Isha i kënaqur që sot, së bashku me kolegun tim të nderuar, Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, hapëm një kapitull vërtet historik për dy vendet tona. Nisja e Dialogut Strategjik nuk është thjesht një hap procedural; është një përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe institucioneve qeveritare të të dyja vendeve, pavarësisht ndryshimeve politike në secilin shtet.

Uroj që ky moment i rëndësishëm të shërbejë si një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim edhe më të fortë, prosperitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara për shumë vite në vijim”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci