Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për shpërndarjen e narkotikëve mesditën e së shtunës.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është arritur pas një plani operativ të titulluar “Vera 2026”.
Gjatë këtij aksioni, policia ka gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë dhe dëshmi tjera që lidhen me rastin.
I dyshuari F.S. është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Me urdhër të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.
