Të fundit

“A e din qe babi yt e ka edhe nje djalë?”, Ish-gazetarja zbulon se ka vëlla Vullnetin e “Marigonës”

Ish-gazetarja Ereza Vela ka ndarë një rrëfim emocional për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur kosovar, Vullnet Sefaja, të cilin e ka zbuluar si vëllain e saj kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Vela tregon se në vitin 1994, gjatë një qëndrimi në Tetovë, kushërira e saj i kishte thënë se babai i saj kishte edhe një djalë tjetër me emrin Vullnet. Ajo rrëfen se atë natë nuk kishte mundur të flinte, pasi kishte kuptuar se babai i saj, me të cilin kishte pasur një lidhje shumë të afërt, kishte mbajtur një pjesë të jetës së tij larg saj.

Të nesërmen, ajo e kishte pyetur të atin për Vullnetin, ndërsa ai më pas i kishte treguar se, pesë vjet para se ta takonte nënën e Erezës, ishte bërë baba për herë të parë.

Bëhej fjalë për Vullnet Sefajën, i cili, sipas rrëfimit të Velës, ishte rritur nga nëna e tij, Vala Sefaja, pas ndarjes së saj nga babai i Erezës.

Vela tregon se ishte nëna e saj ajo që kishte insistuar që fëmijët të njiheshin dhe të krijonin një marrëdhënie familjare.

“Fmit duhet me e njofte njani-tjetrin. Është koha me e thirrë Vullnetin te na në shpi. Me u taku. Me provu me e ba familje këtë që deri tash ka qenë veç një histori e komplikume”, kishte thënë nëna e saj.

Sipas Velës, takimi i parë i Vullnetit me familjen e saj kishte ndodhur në shtëpinë e tyre në Tetovë. Nëna e saj e kishte pritur me fjalët: “Hajde, djali jem. Mirë se erdhe”, duke e përqafuar njësoj si fëmijët e tjerë.

“Nuk u bashkuam atë ditë për herë të parë. Familja jonë u rikrijua atë ditë”, shkruan Vela.

Ajo rrëfen se pas atij momenti, Vullneti nuk ishte më “emri i një sekreti”, por u bë vëllai i saj.

Vela tregon se pas vdekjes së babait të saj, lidhja me Vullnetin dhe nënën e tij, Vala Sefajën, u bë edhe më e fortë. Ajo thotë se Vullneti e kishte ndihmuar në pagesën e fakultetit, ia kishte gjetur punën e parë dhe kishte qenë gjithmonë pranë saj në momentet më të rëndësishme të jetës.

Në rrëfimin e saj, Vela e përshkruan Vullnet Sefajën si një njeri të dashur nga të gjithë, që nuk e ka parë kurrë veten mbi të tjerët.

Ajo kujton edhe momentin kur, pas vdekjes së nënës së tij, Vullneti i kishte thënë nënës së Erezës:

“Tash mbeta veç me një Nanë.”

Në fund të rrëfimit, Ereza Vela shkruan se, si fëmijë, kishte menduar se kishte zbuluar një sekret që do t’ia ndryshonte imazhin për babanë e saj. Por sot, thotë ajo, e kupton se nuk kishte humbur një pjesë të babait, por kishte fituar një vëlla.

“Ky është Vullneti i Marigonës. Vullneti i këngës ‘Ajshe’. Vullneti i Tezës Vale. Djali i Babit tem. Dhe, mbi të gjitha, Vullnet Sefaja është vllau jem”, shkruan Vela.

Ajo ka bërë të ditur se sonte do të jetë bashkë me nënën e saj në koncertin e fundit të Vullnet Sefajës në Prishtinë.

“Gëzuar. Sonte po e kallim Prishtinën”, ka shkruar Vela në fund të postimit të saj.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci