Të fundit

“Nuse e lakmuar, por nuk ka vlerë”, Kajtazi dhe Ymeri zbërthejnë krizën në LDK

Gazetari Vehbi Kajtazi dhe opinionisti Visar Ymeri kanë zbërthyer krizën që është shpërfaqur brenda Lidhjes Demokratike, të cilën e kanë lavdëruar si pjesë të krejt zhvillimeve në Kosovë.

Ymeri ka thënë se LDK-ja vazhdon të mbetet atraktive për secilën parti që synon të bëjë koalicion teksa ka shtuar se LDK-ja e ka mbajtur interesin e shtetit mbi çdo gjë tjetër.

Ai ka përmendur edhe herën e fundit kur LDK-ja doli nga koalicioni me Vetëvendosjen.

Ndërkaq, Kajtazi ka përmendur se Isa Mustafa deri më tani ka qenë i pazëvendësueshëm për punën që ka bërë.

“LDK-ja është parti që historikisht ka qenë strumbullar i secilit zhvillim politik në Kosovë, mirëpo e ka pas edhe namin partiak që ka qenë e pazëvendësueshme, është atraktive për secilën parti që do të bëjë koalicion, por LDK-ja e ka mbajtur interesin e shtetit mbi çdo gjë tjetër”, ka shtjelluar Ymeri.

“Ka një historik në rritje të pakënaqësisë se si po duan ta perceptojnë se është për bashkëpunimin me të tjerët. Një grup është për të bërë koalicion me VV-në, ndërkaq një grup tjetër dëshiron të bashkëpunojë me VV-në”, ka thënë ish-kryetari i Vetëvendosjes.

Bashkë me Kajtazin, Ymeri ka thënë se LDK-ja vazhdon të jetë “nuse e lakmuar”, por sipas tij, LDK-ja në vete nuk ka vlerë.

“Nuse e lakmuar, por si LDK nuk ka vlerë, ata që thonë se nëse shkon me VV-në i rritet vlera dhe nëse shkon me PDK-në i rritet vlera”, ka sqaruar Ymeri.

“Sot LDK-ja e ka rastin të tregojë se bashkëpunimi nuk është mëkat, me kënd bashkëpunon dhe për çka bashkëpunon janë tjera tema”, ka thënë Ymeri.

“LDK-ja kur ka bashkëpunuar i ka sjellë dobi vendit. Nuk kanë qenë kohë të këqija për Kosovën”, ka thënë ai.

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci