Të fundit

Bajrami publikon pamje nga deponia në Sferkë: Ku është shteti? Të shuhet zjarri

Deputetja e zgjedhur nga LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video nga deponia në Sferkë të Pejës, e cila u përfshi nga zjarri disa ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se mbrëmjen e së shtunës ka vizituar deponinë për të parë nga afër masat që, sipas saj, janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse.

“Sonte në ora 21:21 erdha te deponia për të parë masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja është ajo që shihet në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj ane tash e katër ditë nuk guxojnë të dalin jashtë e as t’i hapin dritaret për shkak të tymit toksik nga deponia? Të veprohet menjëherë, s’ka kohë për arsyetime. Të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike!”, ka shkruar Bajrami.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci