Të fundit

Fitore për Kosovën në Sarajevë, Shpati Zekaj siguron medaljen e bronztë

Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj ka triumfuar me medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Zekaj e nisi garën me fitore ndaj Denis Bakanov nga Rusia, të cilin e mposhti me dy Wazaari. Në çerekfinale, ai u mposht me Yuko nga Boris Georgiev i Bullgarisë.

Në repasazh, xhudisti arriti fitore ndaj garuesit serb, pasi kundërshtari mori tri dënime dhe u diskualifikua.

Në luftën për medaljen e bronztë, Shpati Zekaj u përball me Pierre Ederer nga Gjermania, të cilin e mposhti me Ippon, duke siguruar vendin në podium.

Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Zekajn për suksesin, duke e cilësuar këtë arritje si një tjetër rezultat të rëndësishëm për xhudon e vendit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci