Të fundit

Therja me thikë në Mitrovicë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.B.R. dyshohet për të dy këto vepra penale, prandaj Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për të.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari më 18 korrik me qëllim ka dashur ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

Prokurori po ashtu ka thënë se nga veprimet e të dyshuarit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet në Kirurgjinë Torakale në QKUK.B.R. është arrestuar më 18.07.2026 dhe gjendet në mbajtje.

Kallxo.com raportoi më 18.07.2026 në lidhje me këtë rast.

Policia bëri të ditur se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci