Të fundit

Media zvicerane publikon makinat luksoze para klubit të natës në Prishtinë: “Shqiptarët e duan ndjenjën e VIP-it”

20minuten, një nga mediat kryesore në Zvicër, ka publikuar një seri shkrimesh nga Kosova ditët e fundit me fokus te diaspora e vendit që kryen pushimet këtu gjatë verës.

Të shtunën, dy gazetare të 20minuten vizituan një klub të natës në Prishtinë, i cili frekuentohet kryesisht nga shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe që gjatë verës kthehen në Kosovë për pushime

Në artikullin e publikuar të dielën, 20minuten shkruan se gjatë pushimeve verore në Kosovë, për shumë pjesëtarë të diasporës një dalje në klub nate është pjesë e pandashme e pushimeve.

Në klub, gjatë korrikut dhe gushtit, deri në 90 për qind e mysafirëve janë nga Zvicra, sipas artikullit të publikuar në 20min.ch.

“Brenda klubit festa sapo ka nisur, ndërsa jashtë motorët e fuqishëm të makinave luksoze tërheqin vëmendjen. Lamborghini, Porsche dhe automjete të tjera me targa zvicerane janë rreshtuar para klubit të njohur Venom në Prishtinë”, shkruan 20minuten në artikull. “Para hyrjes është krijuar një radhë, pothuajse vetëm me burra. Arsyeja është e thjeshtë: gratë hyjnë falas, ndërsa burrat vetëm me rezervim”.

Veturat më pak të shtrenjta parkohen në një vend tjetër

Natën e së shtunës në Venom dëgjohet shumë gjuha gjermane. Sipas menaxheres Nora, kjo nuk është rastësi.

“Gjatë verës, ndonjëherë 80 deri në 90 për qind e mysafirëve tanë vijnë nga Zvicra”, i tha ajo gazetareve të mediumit zviceran.

Një nga frekuentuesit e klubit ishte Eltoni, një kosovar me banim në Bernë. Ai kishte dal të shtunën në klub bashkë me disa miq të tij, sipas shkrimit të 20min.ch.

“I patë makinat para klubit? Shumë prej tyre janë tonat”, i tha me krenari njëri prej tyre gazetareve të 20minuten, ndërsa pinte një puro.

Eltoni nga Berna

Çfarë e bën jetën e natës në Prishtinë kaq të veçantë?

Eltoni tregon njerëzit përreth.

“Shikoni përreth. Atmosfera këtu është krejt ndryshe nga klubet zvicerane”, thotë ai, duke parë nga lounge-t drejt turmës së mbushur plot.

Edhe Duana, 25-vjeçare, nga Shtutgarti, mendon njësoj.

“Këtu është një mijë herë më mirë sesa në Gjermani.”

Në klub punojnë rreth 150 punonjës, ndërsa deri në 6.000 persona festojnë bashkërisht. Sipas menaxheres së klubit, Norës, suksesi i konceptit shihet edhe në lounge.

“Shqiptarët e duan ndjenjën e të qenit VIP”, citohet të thotë ajo duke qeshur.

(Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga shkrimi origjinal i publikuar në 20min.ch)

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci