Të fundit

Hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës në futsall

Në prani të anëtarëve të Komisionit të futsallit, koordinatorit për futsall, komisarit të garave dhe përfaqësuesve të ekipeve të Superligës është bërë tërheqja shortit për kampionatin e ri 2021/22.

Në takim është biseduar po ashtu edhe për tema të ndryshme: mbarëvajtja e garave 2021/22; si të avancohet futsalli, formimi i Ligës U19-ve, si dhe çështje të cilat i preokupojnë ekipet.

Fati deshi që qysh në javën e parë të zhvillohet derbi ndërmjet kampionit në fuqi, Liqenit dhe Prishtinës. Edicioni i ri i garave në futsall nis më 24 shtator.

Çiftet komplete të javës së parë:
Rahoveci 2019 – Malisheva
Liburni – Peja
Liqeni – Prishtina
Vitia – Prishtina 01
BB Llapi – Drenica T

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci