Të fundit

Perparim Rama nënshtron PDK-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka nënshtruar partnerin e koalicionit Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për faktin se zëvendësi i tij duhet të jetë grua, shkruan Paparaci.

Në kohën kur u raportua për koalicionin ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, flitej që pozita e nënkryetarit të komunës do t’i takonte Blerand Stavilecit.

E këtë në një debat televiziv vet Rama e kishte mohuar.

Përveç pozitës së nënkryetarit, i pari i kryeqytetit kishte thënë që synon që së paku 50 për qind të kabinetit të jenë gra.

E në mëngjesin e së mërkurën Ramës iu nënshtrua  PDK-ja, ku ka bërë të ditur emrat e propozuar për drejtorë në Komunën e Prishtinës, si dhe emërimin e Donjeta Sahatçiu e cila do të jetë nënkryetarja e parë grua në komunën e Prishtinës.

Mirëpo me Ramën nuk ishte pajtuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, kishte lëshuar mbledhjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës kishte propozuar që Fehmi Kupina të jetë kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Dhe kështu AAK-ja për herë të parë nuk u përfshijë në qeverisjen komunale të Prishtinës.

Ndryshe koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës është arrit me 5 janar.

Nënkryetar, pos Sahatçiut, do të jetë edhe Alban Zogaj. Arbër Sadiki është drejtor i Urbanizmit, Mimoza Sylejmani e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Krenar Xhaferi drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Dorutinë Maloku drejtoreshë e Pronave, Donat Lushtaku drejtor i Kadastrit, Adelina Sahiti drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli drejtoreshë e Financave, Florian Dushi drejtor i Inspekcionit, Donika Çetta drejtoreshë e Parqeve dhe Bersant Beka drejtor i Administratës.

Në qeverisjen e Përparim Ramës, PDK-ja është bërë për herë të parë pjesë e qeverisjes komunale në Prishtinë. /Paparaci/

Nënkryetarja e re e Prishtinës: Është një hapje për transformim të mendësisë

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci