Të fundit

Bie numri i përdoruesve aktivë në Facebook

Gjiganti teknologjik, Facebook, është përballur për herë të parë në 18 vjet me rënie të përdoruesve aktivë.

Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në çerekun e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në çerekun paraprak.

Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet.

Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë.

Vlera e aksioneve ka rënë edhe te platformat tjera të mediave sociale, duke përfshirë Twitter, Snap dhe Pinterest.

Shef ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se rritja e kompanisë është dëmtuar, pasi audiencat, – kryesisht të rinjtë – kanë kaluar te rivalët.

Meta, e cila përbën platformën e dytë më të madhe në botë për reklamim, pas Google, ka thënë se është dëmtuar edhe nga ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, Apple.

Ndryshimet ua kanë vështirësuar kompanive procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në Facebook dhe Instagram.

Zuckerberg ka thënë se është i bindur se investimet në realitetin virtual do të kenë rezultatin e vet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci