Të fundit

Përditësimi i ri në Facebook do t’i tregojë njerëzve nëse e bëni “screenshot” bisedën

Me përditësimin e ri të Facebook do të keni mundësinë të shihni nëse biseda juaj është bërë “screenshot”.

Javën e kaluar, Mark Zuckerberg paralajmëroi përdoruesit se aplikacioni i mesazheve do të dërgojë një lajmërim tani që tregon se bashkëbiseduesi ka bërë “screenshot”.

Kjo është një përpjekje nga Meta, për të përmirësuar privatësinë në aplikacionet e saj të mesazheve.

Meta tha se “shton siguri dhe mbrojtje shtesë në mesazhet tuaja” duke siguruar që vetëm dy persona të përfshirë në bisedë mund të kenë qasje në përmbajtjen e tij.

Por, për t’i ikur kësaj, Facebook ka lënë edhe një opsion, raporton The Sun.

Lajmërimi për “screenshot” mund të ndalet kurdo nga secili prej përdoruesve dhe kjo mund të bëhet në Settings.

Aplikacionet rivale të Facebookut, si Snapchati, veçse e kanë opsionin ku të tregon kur dikush i bën “screenshot” bisedës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci