Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me suspendimet që u janë bërë pjesëtarëve të policisë gjatë ditëve të fundit, shkruan Paparaci.
Për Sindikatën e Policisë, këto raste kanë qenë shqetësuese për ta, teksa bënë të ditur se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.
Në reagim thuhet se Sindikata do të monitorojë cdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor, derisa i kanë quajtur shqetësuese rastet e suspendimit të policëve.
Komunikata e plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës është në mbrojtje të të gjithë pjesëtareve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.
Sindikata e Policisë do të monitoroj çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policor qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e pa drejtë.
Rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojmë sqarim për arsyet e suspendimit.
Me respekt:
Sindikata e Policisë
