Të fundit

Latifi: Kurrë nuk kemi kërkuar tri vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka insistuar se për të hyrë Kosovë kurrë nuk janë kërkuar tri doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ai u shpreh se për të qarkulluar brenda kufijve të Kosovës, shtetasit e vendeve të tjera kanë mundur që të hyjnë edhe me dy doza të vaksinës dhe me një vërtetim të testit PCR.

Latifi tha se kushti për të hyrë me tri doza në Kosovë ka pasur për qëllim lehtësimin e qarkullimit.

“Kurrë nuk kemi kërkuar tri vaksina. Me tri vaksina ti ke pasur lehtësi të madhe ke hy drejtpërdrejtë. As nuk është kërkuar testi as kurgjo tjetër. Nëse i ke pasur dy vaksina është dashur ta kesh edhe testin”, deklaroi ai para gazetarëve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci