Të fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, veprat penale që dyshohet i arrestuari

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar dje se është arrestuar edhe një person për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në 26 nëntor të vitit të kaluar në Gllogjan të Deçanit. Atje mbetën të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nënës, teksa u plagua një tjetër.

Sipas prokurorisë, personi që u arrestua dje është K.M. Ai dyshohet nga prokuroria për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll të paautorizuar e armëve”.

Ndaj tij prokuroria ka bërë kërkesë edhe për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit të kaluar në Gllogjan të Deçanit u vranë tre persona, ku dy prej tyre ishin nxënës dhe shoferi i autobusit.

K.M. është personi i katërt që u arrestua për këtë rast.

Njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ndërkaq dy të tjerë janë duke qëndruar në paraburgim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci