Siktarja, Kiana Kryeziu ka mbyllur garimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Kryeziu hyri në histori të Kosovës, si vajza e parë që përfaqësoi Kosovën në LOD.
Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh, derisa gjatë dy sfidave, Kryeziu zuri vendin e 49-të nga 82 garues në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
Komiteti Olimpik i Kosovës, ka përgëzuar paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrierën e saj.
