Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Atom Krasniqi për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
Sipas njoftimit të prokurorisë më 16 dhjetor 2021, në një shkollë fillore në Malishevë, i pandehuri Atom Krasniqi , në cilësi të zëvendës drejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj e prek nxënësen, këtu të dëmtuarën-e mitur E.K.
Tutje në njoftim shkruhet se “E njëjta pasi del nga salla e sportit dhe shkon në tualet, aty hynë i pandehuri dhe e mbyll derën, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë provokuese e më pas e prek me duar në pjesë të ndryshme të trupit, ku e dëmtuara është larguar e trishtuar dhe e frikësuar”.
Atom Krasniqi, zv/drejtori i arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual
Zëvendësdrejtori dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse në Malishevë
Flet drejtori i gjimnazit në Malishevë, ku dyshohet se u sulmua seksualisht e mitura
Ngacmimi seksual i nxënëses në Malishevë, vjen reagimi nga komuna
