Ish-ekipi “Blink” është rikthyer me emër të përkohshëm “Bad News Eagles”. Kjo është bërë e ditur përmes faqes “hltv.org”.
Ekipi i ri është i renditur në pozitën e 21-të në botë në këtë faqe në lojën CS: GO.
Ekipi ka bërë famë për paraqitjet e shkëlqyera ne turnetë vendorë dhe ndërkombëtarë të lojës “Counter Strike: Global Offensive”.
Në botën e videolojërave në skenën vendore janë të njohur si “Ekipi i ëndrrave”. Ekipi është i përbërë nga: Dionis Budeci – (sinnopssy) , Sener Mahmuti – (sener1), Rigon Gashi – (rigoN), Flatron Halimi – (juanflatroo), Genc Kolgeci – (gxx-).
