Të fundit

Komandanti i suspenduar në veri dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar suspendimin e komandantit të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq.

Në një përgjigje me shkrim për Paparacin nga IPK-ja kanë bërë të ditur se Jarediq dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“IPK ka pranuar dje informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Mitrovicën e Veriut dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje dhe pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë disa veprime hetimore”, shkruhet ndër të tjera në përgjigjen e IPK-së.

IPK-ja ka shtuar se në koordinim me prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave që lidhen me këtë rast.

​Suspendohet komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në veri

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci