Arbër Hoxha është transferuar nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit te ekipi tjetër kroat, Slaven Belupa.
Skuadra kroate ka bërë të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Arbër Hoxha është lojtari i ri i Slaven Belupos. Ai sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa nga ndeshja e së dielës me Hajdukun do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq”.
“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme. Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo” – ka thënë Hoxha.
Slaven gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Ligës së Parë të Kroacisë.
