Të fundit

“Mbrëmë pati dasmë” – Afrim Muçiqi reagon i mllefosur me shtetin

Afrim Muçiqi, këngëtari dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, është shprehur i mllefosur me masat e fundit të vendosura nga qeveria.

Muçiçi për Ekonomia Online deklaroi se këto masa janë të pakuptimta dhe se ndihet i tradhëtuar.

“Të pakuptimta dhe në një forme si Odë dhe departament kemi qenë të tradhtuar. Përderisa nuk na cenohet integriteti ne kemi respektuar masat. Andaj me përfaqësuesit e të gjitha regjioneve kemi mbajtur takimi dhe po shohim që protesta është e pashmangshme”, deklaron Muçiçi.

Duke folur për Darkën e Lamës, të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ai ka thënë me ironi se bëhet fjalë për një “dasmë”. Ai duke iu referuar presidentes dhe kryeministrit, tha se ata që i kanë miratuar masat po i shkelin vet ato.

“Nuk kërkojmë diçka më shumë se të tjerët, por thjesht të drejtat tona dhe që dasmat të mbahen”, ka thënë Muçiçi.

“Mbrëmë ka pasur dasmë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, me muzikë ‘live’. Pa asnjë masë. Këta që i kanë propozuar ligjet, Parlamenti i ka aprovuar, të njëjtit po i shkelin. Çka me pritë qytetarët?”, shtoi këngëtari

Si përfundim, ai tha se tashmë vaksinimi është kryer me sukses dhe nuk ka arsye për moslejimin e dasmave.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci