Të fundit

Rreth një mijë punëtorë qe 18 ditë pa punë – paralajmërojnë protestë para qeverisë

Rreth një mijë punëtorë të kompnisë “NewCo Ferronikeli” do të mblidhen para objektit të Qeverisë së Kosovës të enjten.

Ata, kanë paralajmëruar protestë kundër ndalimit të punës së gjigantit metalurgjik.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Ferronikelit njoftoi sot se të enjten do të organizojnë protestë para Qeverisë së Kosovës.

“Të enjten ora 11:30 në Prishtinë, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kjo protestë do të organizohet si pasojë e mosinteresimit ndaj punëtorëve të “NewCo Ferronikeli”, të cilët që 18 ditë kanë mbetur pa punë.

“Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, shkruan Sindikata.

“Gjatë protestës do të respektohen rregullat ligjore për luftimin e pandemisë COVID-19. Ftohen të gjitha mediat që ta përcjellin ngjarjen!”, vijon komunikata.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci