Ngjarja tragjike e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust” ku mbeti e vrarë kameramanja Halyna Hutchins pas goditjes aksidentale nga aktori Alec Baldwin po vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.
Përshkak të gjendjes së tij aktori ditë më parë anuloi të gjitha projektet e ardhshme duke konfirmuar largimin e tij nga aktrimi për një kohë të pacaktuar.
Por mediat janë interesuar edhe për familjarët e së ndjerës, të cilët po përgatiten për padi.
Familja e kameramanes ukrainase do të padisë kompaninë filmike që është përkujdesur për sigurinë e xhirimeve në New Mexico.
Minimumi i shumës që do t’i takojë familjes Hutchins është shuma 1 milion dollarë, por që shuma mund të shkoj maksimum deri në 6 milion dollarë.
Kompania përgjegjëse pritet të humbasë padinë ligjore ngase fishekët në armë nuk guxojnë të jenë asesi në një set filmik.
Arma e përdorur nga aktori Alex Baldwin nuk ishte inspektuar fare para se t’i dorëzohej atij.
