Aktori Keanu Reeves ka bërë një gjest bujar gjatë xhirimeve të pjesës së katërt të filmit “John Wick”.
Pasi u fotografua duke ndihmuar stafin me pajisjet, aktori amerikan i ka dhuruar ekipit nga një orë Rolex me vlerë prej 9.150 dollarëve secili, për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhur.
Aktori 57-vjeçar befasoi ekipin me orët e personalizuara gjatë një darke në Paris të shtunën mbrëma pas mbylljes së xhirimeve për filmin e ardhshëm aksion.
Bruce Concepcion, Jeremy Marinas, Dave Camarillo dhe Li Qiang ishin ata që morën dhuratën nga Reeves. Pjesa e brendshme e secilës orë ishte e gdhendur me mesazhe personale për secilin individ nga aktori. Për këto dhurata, yllit të filmit i është dashur të shpenzojë më shumë se 36 mijë dollarë.
