Të fundit

Bankat në Kosovë gjatë vitit 2021, fituan plot 117.5 milionë euro

Bankat në Kosovë kanë arritur një fitim neto me të ardhura deri në 117.5 milionë euro për vitin 2021. Vetëm gjatë muajit dhjetor bankat fituan rreth 10 milionë euro.

Bankat në Kosovë për çdo muaj po arrijnë t’i rrisin fitimet neto me nga 10 deri në 15 milionë euro. Kështu, vetëm në muajin dhjetor, këto banka realizuan profit neto prej 10 milionë eurove më shumë sesa një muaj më herët, pasi në fund të muajit nëntor, kur fitimet e tyre neto ishin në vlerën e 107.5 milionë eurove. Njësoj kishte ndodhur edhe me fitimet e muajit tetor kur ato kishin qenë në shifrën e 100.1 milionë eurove.

Bazuar në raportet mujore të sistemit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në muajin dhjetor 2021, sektori bankar në vend ka shënuar të hyra në vlerë të gjithsej 322.1 milionë eurove, nga të cilat 226.9 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi, përcjell Buletini Ekonomik. Krahas të hyrave, shpenzimet operative të bankave në tetor ishin në vlerën e 204.6 milionë eurove.

Ndërkohë, depozitat e qytetarëve arritën në 4,901.8 miliardë euro, prej të cilave 3,366.1 ishin depozita të ekonomive familjare, 987.1 milionë euro ishin depozita të korporatave jo financiare dhe 196.8 milionë të korporatave tjera financiare.

Krahas depozitave, kreditë në sektorin bankar në dhjetor arritën në 3,748.6 miliardë euro, ku për ekonomitë familjare janë lëshuar kredi në vlerë të 1,399.1 miliardë eurove, kurse për korporatat jo financiare u lëshuan kredi në vlerë të gjithsej 2,335.1 miliardë eurove.

Ndërkohë, normat efektive të interesit në kredi vazhduan të kenë luhatje të lehta muaj pas muaji. Në dhjetor të 2021-s, norma efektive e interesit në kredi ishte 5.8%, derisa në muajin nëntor ajo ishte e pasqyruar me 5.6%.

Norma efektive e interesit në kredi, për ekonomitë familjare në dhjetor ishte 6.0%, për kreditë konsumuese 6.4% dhe për kreditë hipotekare 4.7%. Në këtë periudhë, vlera e gjithsej aseteve të bankave në Kosovë ishte 5 miliardë e 959 milionë euro, shkruan buletini ekonomik.

Ndryshe, numri i bankave që funksionojnë në Kosovë aktualisht është njëmbëdhjetë (11), prej të cilave nëntë banka janë me kapital të huaj dhe vetëm dy banka janë me kapital vendor. Gjithsej numri i të punësuarve në të gjitha bankat komerciale është 3 mijë e 370 punëtorë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci