Të fundit

Britney Spears shpreh lëndimin nga familja e saj

Britney Spears ka ndarë zhgënjimet e saj me fansat.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja kërkon drejtësi për kujdestarinë 13-vjeçare, që e ka cilësuar si abuzive, ndërsa kritikoi familjen e saj se e kanë lënduar me sjelljen e tyre.

Babai i saj, Jamie u pezullua si kujdestar i pasurisë së saj në shtator pasi dhe më parë këngëtarja e kishte akuzuar për abuzim dhe keqmenaxhim të parave të saj.

“Është poshtëruese dhe është sikur çdo person me të cilin ndihem mirë do të më thotë se do të largohet menjëherë në një udhëtim për dy javë…Ok, e kuptoj…ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. Epo unë nuk jam në në dispozicion për asnjë prej tyre tani. Nuk më shqetëson të jem vetëm…dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza…nëse jeni të pasjellshëm me mua, atëherë gjithçka ka mbaruar…paqe”, ka shkruar këngëtarja.

Spears vazhdoi në mesazhin e saj, duke thënë: “Ky mesazh është për familjen time…që më lëndoi më thellë se ndonjëherë”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci