Paris Hilton e ka paralajmëruar lançimin e projektit të saj me anë të një traileri, ku biondja bukuroshe shihet e veshur me fustanin e nuserisë teksa shihen pamje të shkëputura nga dasma e saj me bashkëshortin, Carter Reum.
“Paris In Love” do të paraqesë edhe shfaqjen e rrethit të ngushtë familjar, mamaja Kathy Hilton, e motra Nicky Hilton Rothschild dhe halla e saj, Kyle Richards.
Gjithashtu, gjatë trailerit shihej dhe Kris Jenner. Sipas mediave rozë, “Paris In Love” u jep fansave një mundësi për të parë nga afër jetën personale të Paris, të cilën vetëm miqtë dhe familja e saj kanë mundur të jenë pranë.
Në këto episode paraqiten probleme të ndryshme të jetës së Hilton, balancimin e punës dhe planet për të ardhmen, padiskutim edhe përgatitjet e dasmës, të shoqëruara me momente të gëzuara, dramë, të qeshura dhe lot
“Paris In Love” pritet të publikohet më 11 nëntor në platformën “Peacock” teksa episodet e reja do të transmetohen çdo të enjte.
View this post on Instagram
