Të fundit

Vendimi i ministrit Çeku – filmi shpallet Interes i Veçantë Shtetëror

Ministria e Kulturës merr propozimin për shpalljen e filmit interes të veçantë shtetëror, pasi që filmat e fundit të kinematografisë kosovare kanë bërë jehonë të madhe në botë.

Njeri ndër filmat inspirues për këtë vendim të ministrisë ka qënë filmi “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda, i cili u nominua për filmin më të mirë evropian për këtë vit nga Akademia Evropiane e Filmit.

“Në takim me grupin punues për kinematografi të përbërë nga Lum Çitaku (QKK), Ilir Gjocaj (KosovaFilm), Fatos Berisha (PriFest), Fatmir Spahiu (Aktor/Producent), Veton Nurkollari (DokuFest), Kaltrina Krasniqi (Shoqata e Producentëve), dhe Yll Uka (Shoqata e Producentëve), ministrit Çeku iu dorëzua zyrtarisht dokumenti që propozon shpalljen e Filmit Interes i Veçantë Shtetëror”, njoftoi MKRS.
Korniza ligjore, mbështetja financiare, infrastruktura fizike, burimet njerezore, ishin veprimet e propozuara nga anëtarët e grupit punues.
“Republika e Kosovës po përfaqësohet në gjithë botën përmes kinematografisë. Regjisorët tanë, me sukseset e vazhdueshme në festivalet të rëndësishme ndërkombëtare po bëjnë histori. Entuziazmi dhe puna e palodhshme e komunitetit filmbërës që ka sjellë këto arritje të jashtëzakonshme po vlerësohen lartë nga juritë dhe akademitë e shteteve me traditë në kinematografi”, spjegoi tutje MKRS.
Shpallja e Filmit Interes i Veçantë Shtetëror ka për qëllim që t’i mobilizoj kapacitetet shtetërore për t’i dhënë filmit kosovar mbështetjen që e meriton.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci