Një hajdute e cila u paraqit si eksperte e gurëve të çmuar për të ndërruar diamante me vlerë 4.2 milionë funta me guralecë është urdhëruar të paguajë 250 funta.
Lulu Lakatos, 60 vjeçe, i tha punonjësve të argjendarisë se ajo ishte dërguar për të vlerësuar 7 gurë të çmuar në emër të blerësve rusë.
Ajo përdori dinakëri për t’i ndërruar ato me guralecë dhe pasi u zbulua ajo u burgos.
Gjatë seancës dëgjimore u mësua se pasuria e vetme e Lakatos ishte vetëm 293 euro kur ajo ishte arrestuar.
Gjykatësi Alexander Milne QC vuri në dukje “kontrastin e mrekullueshëm” midis vlerës së diamanteve të vjedhura dhe aseteve të disponueshme të Lakatos.
Duke qenë se paratë tashmë ishin sekuestruar, gjykatësi i dha 60-vjeçares një muaj kohë për të paguar borxhin.
Lakatos është me origjinë rumune dhe pritet të ekstradohet në Francë.
Ajo ishte dënuar më parë me pesë vjet e gjysmë për tentativë vjedhjeje.
Lakatos, e cila u dënua në korrikun e kaluar, u kap në kamerat e sigurisë teksa ndërronte një çantë me dry që përmbante diamante në mars të vitit 2016.
Ajo u largua nga dyqani dhe ia dorëzoi gurët e çmuar një gruaje të panjohur të lidhur me një bandë kriminale ndërkombëtare e cila u largua nga Britania e Madhe për në Francë brenda tre orësh.
Çanta me guralecët u vendos në kasafortën e Boodles dhe mashtrimi u zbulua vetëm të nesërmen. Diamantet e vërteta nuk janë gjetur kurrë.
