Hollywoodi mund të harrojë “The Mountaina” pranë këtij kolosi.
Olivier Richters është aktor, model,së fundi edhe bodybuilder profesionist.
Richters ka hyrë në “Librin e Rekordeve Guinness” si bodybuilderi më i gjatë në botë.
Ai është i gjatë 218,3 cm dhe peshon 155 kg. Për të ruajtur masën muskulore, ai duhet të hajë deri në 7000 kalori në ditë të shpërndara në shtatë vakte. Tingëllon si punë e vështirë kjo.

Në filmin “Black Widow”, ai luajti një mutant sovjetik të quajtur Ursa Major (Ariu i Madh).
Bëhet e ditur se ai do të luajë në filmin “The King’s Man” këtë vit, por do ta shohim edhe në adaptimin filmik të “Borderlands”.
