“Aver” është projekti më i ri muzikor i publikuar nga Rina Balaj.
Për tekstin dhe melodinë e këngës është përkujdesur vet artistja, ndërsa protagonist kryesor në videoklip është Andi Artani, ish konkurrent i “Përputhen” në sezonin e kaluar.
Gjithashtu Rina ka zbuluar se albumi i saj “Balerina” do të publikohet me 9 nëntor.
