Kori nga Peja, “Siparantum Choir” do të merr pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale “WORLD CHOIR GAMES 2021”.
“Siparantum” është duke shënuar suksese të mëdha si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës .
“Siparantum”, do të marrë pjesë në këtë Olimpiadë, duke u bërë kështu kori i parë që e dërgon Kosovën në këtë garë.

“Kur ëndërra bëhet realitet..
#SiparantumChoir për të herë të parë në hisotrinë e muzikës korale të vendit tonë, Siparantum do të përfaqëson Kosovën në garën – Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, WORLD CHOIR GAMES 2021. Në WCG këtë vit do të garojnë mbi 300 kore nga e gjithë bota.
Kori garon në Open Competition, në kategorinë “Contemporary Music” e cila do të mbahet në sallën e njohur koncertale, Queen Elizabeth Hall, Antwerp (Home of Royal Flemish Philharmonic). Kori do të jetë poashtu pjesë e dy koncerteve të tjera, Friendship Concerts që do të mbahen në vendët më të njohura si; Handelsbeurs, Antwerpen dhe Cathedral of Our Lady, Antwerp.
Ndërsa me datën 3 nëntor, dirigjenti i korit tonë Memli Kelmendi do të jetë në takimin gjeneral të këshillit botëror të koreve, World Choir Council, ku njëherit përfaqëson shtetin tonë Kosovën (nga 2019), brenda rrjetit më të madh koral në botë.
Hisotria shkruhet vetëm një herë!“, shenoi “Siparantum Choir” në Facebook.

