Që pas videos së famshme të modeles ruse me këngën virale të Don Xhon, “Make a pose” marrëdhënia e tyre aq sa duket e zhvilluar duket edhe misterioze.
Së fundmi modelja ka ngritur dyshime se është martuar me Don Xhon, madje ajo e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.
Pasi publikoi në InstaStory një unazë ku i bëri të gjithë të dyshojnë se i ka dhënë fund beqarisë, modelja veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.
Por a po presin fëmijën e parë bashkë?
Ata sërish kanë ngritur dyshime edhe pse ndjekësit nuk po i besojnë në masë duke qenë se nuk i kanë parë kurrë bashkë, edhe pse modelja e ka gjithmonë me vete reperin nëprmjet portretit të tij që e ka bërë tatuazh.
Në foton e fundit në Instagram, modelja pozoi nga pushimet ku shihej e veshur në bikini teksa e quan veten një “mama”, por ishte këmbimi i komenteve mes çiftit që i bëri fansat të dyshojnë se ata po presin një fëmijë së bashku.
Don Xhoni i komentoi asaj “nëna më e mirë”, ndërsa modelja i ktheu komentin duke i thënë atij se së shpejti po bëhet baba.
View this post on Instagram
