Kompania amerikane, Ford, do të ndalojë prodhimin e veturave në Indi dhe do të mbyllë të dyja fabrikat që ka në këtë shtet.
Sipas Ruters, Ford në një deklaratë për mediat tha se kishte akumuluar humbje operative prej më shumë se 2 miliardë dollarësh në 10 vjet në Indi dhe kërkesa për automjetet e saj të reja kishte qenë e dobët, përcjellë Ora News.
“Përkundër përpjekjeve (tona), ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë një rrugë të qëndrueshme drejt përfitimit afatgjatë,” tha në deklaratë kreu i Ford India, Anurag Mehrotra.
Po ashtu Ford do të mbyllë të dyja fabrikat që ka në këtë shtet.