Të fundit

Disa gazetarë largohen nga media ruse RT

Disa gazetarë thonë se janë larguar nga media ruse RT pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas Sky News janë postimet në Twitter, përmes së cilave ata njoftonin dorëheqjet e tyre duke cituar “ngjarjet e fundit”.

Një lajm i tillë vjen në ditën kur delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

Ndryshe, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci