Në Shkurt të këtij viti, Twitter njoftoi për opsionin “Super Follows” që lejon përdoruesit të vendosin një pagesë për të lejuar njerëzit të shohin postimet e tyre.
Tashmë, platforma e ka lançuar opsionin e ri, që do të thotë njerëzit duhet të paguajnë për të parë “postime premium”që ndjekësit e thjeshtë nuk munden.
Super Followers identifikohen nga një shenjë që shfaqet poshtë emrit të tyre kur i përgjigjen një postimi. Për momentin, risia është e disponueshme vetëm për një grup të përzgjedhur në SHBA e Kanada, por shumë shpejt do të përhapet në të gjithë botën.