Paul McCartney nuk dëshiron më të japë autografe për fansat për një arsye të thjeshtë. Sipas tij, gjithçka që na nevojitet është dashuria, jo autografet. 79-vjeçari zbuloi në një intervistë të re me “Reader’s Digest” se nuk i pëlqen më të bëjë selfie apo të firmosë autografe për fansat, sepse i duket shumë “e çuditshme”.
Rokeri britanik është i lumtur të flasë me fansat, por ai nuk e kupton pse njerëzit kanë nevojë për nënshkrimin e tij.

“Ajo që keni zakonisht është një foto me një sfond të dobët dhe unë dukem paksa i mjerë,” vazhdoi ai. “Le të bisedojmë, le të shkëmbejmë histori.”
Deklarata e McCartney vjen vite pas asaj të shokut të tij të grupit, Ringo Starr, i cili tha në vitin 2008 se nuk do të jepte autografe për shkak të agjendës së ngjeshur.

