Ministrija e Drejtëisë ditë më parë ka paralajmëruar për një vizitë në Hagë të ish-krerëte UÇK-së.
Por, Haxhiu ende nuk është e sigurt nëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli do të pranojnë të takohen me të.
E ftuar në emisionin “Përballje” ajo ka thënë se ka kërkuar takim me të gjithë ata që po mbahen në Hagë.
“Nuk mund të them me siguri se do t’i takojë të gjithë, pasi që zoti Thaçi e Veseli kishin refuzuar t’i takonin përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë gjatë një vizite që këta të fundit kishin pasur në Hagë”.
Tutje Haxhiu tha se për gjithçka nga këto takime do të informojë publikun derisa thotë se ditën e hënë mund të ketë apo jo konfirmime të takimeve me ish-eprorët e UÇK-së.
Ministrja e Drejtësisë thotë se megjithatë ajo me Thaçin e Veselin kanë probleme politike të pasluftës, derisa thotë se vlerëson kontributin e tyre në luftë.
