Të fundit

Bunjaku-Rexhepi falënderon qytetarët para zgjedhjeve: Nesër vendosni drejt, me mendje të ndritur dhe zemër të bardhë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke i ftuar ata që në ditën e votimit të marrin një vendim të matur dhe të përgjegjshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bunjaku-Rexhepi tha se ndihet mirënjohëse për besimin, përkrahjen dhe energjinë që ka marrë gjatë gjithë rrugëtimit të saj elektoral.

“Sonte mbetem vetëm me një fjalë: Faleminderit. Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe energjinë që ma keni dhënë gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo fjalë e juaja ka qenë motivim për mua”, ka shkruar ajo.

Një ditë para zgjedhjeve, kandidatja e LDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë votën e tyre me përgjegjësi.

“Nesër vendosni ju, me votën tuaj. Vendosni drejt, me mendje të ndritur dhe me zemër të bardhë”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi.

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka kërkuar mbështetje për LDK-në dhe kandidaturën e saj, duke bërë thirrje për votë për subjektin dhe numrin e saj në listë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci