Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka treguar se çfarë do t’i thoshte ai, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nëse do të kishte debat mes tyre para zgjedhjeve.
I ftuar në Pressing në T7, Hamza, ka thënë se ai do ta pyeste Kurtin për projektet që ai ka arri me realizu dhe sa janë ato. Po ashtu, do ta pyeste edhe për çerdhet e banesat për çiftet e reja.
‘‘Çka ka arrite, çka ka realizu, cilat projekte, sa njohje, sa anëtarësime, cili është dhe ku ka mbërri Kosova në rrugën e integrimit në BE. Çka me dialogun, çfarë marrëveshje i sjelle në Kosovë, çka marrëveshja e Brukselit, aneksi i Ohrit. Polarizimi, ndarja e shoqërisë në errësirë dhe dritë. Ata që janë me ty janë drita, ata që s’mendojnë si ti janë errësira. Unë s’e ndaj ashtu shoqërinë e Kosovës. A i ke rritë pagat, pensionet, sa t’u kanë rrit çmimet, sa ke qeverisë mirë, sa e ki çkap shtetin, apo mos e ki plas shtetin. I ke vendos njerëzit me aktakuza. Sulme, drama, përçarje, mungesë e rezultateve, rritje e çmimeve. Ça do me bë për të ardhmen. 20 stadione, sa do të kushtojnë, ku i merr paret, sa është koha e ndërtimit. 4 hekurdha, sa kushtojnë. Ku i ke çerdhet, banesat për çiftet e reja, kur i ndërton ato? Pse komunat bllokadë?’’, ka thënë Hamza mes tjerash.
