Të fundit

Aleanca me tubim madhështor në Prishtinë, Haradinaj: Nesër votoni Aleancën për siguri, energji e zhvillim

Kryetari i Nderit i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët pas përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj Aleancës dhe kandidatit për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se fushata që nisi në Gjakovë u përmbyll sonte në Prishtinë, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.

“Sonte në Prishtinë përmbyllëm fushatën tonë zgjedhore që bashkë e nisëm në Gjakovë. Jam falënderues për secilin nga ju që ka qenë me ne në çdo komunë të Kosovës duke përkrahur kandidatin tonë për Kryeministër Ardian Gjinin, e listën tonë të numrit 128 me kandidatët më të mirë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se Aleanca po garon me program të fokusuar në siguri, energji dhe zhvillim, duke u bërë thirrje qytetarëve që në ditën e zgjedhjeve të votojnë numrin 128.

“Nesër votoni Aleancën. Votoni për të trija nga këto, që do t’i jetësojmë bashkë”, ka përfunduar Haradinaj në mesazhin e tij, duke falënderuar Prishtinën dhe gjithë Kosovën për mbështetjen gjatë fushatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci